Live

Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabile (VIDEO)

09:25 / 02 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Gjendja e të riut që u aksidentua dje në Polluzhë të Drenasit është stabile. 

Kështu raportoi gazetari korrespondent, Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur edhe Drejtori i Emergjencës së QKUK, Naser Syla i cili ka njoftuar se i riu është transferuar në Klinikën e Ortopedisë.

“Ai është transferuar në Ortopedi, gjendja e tij është stabile”, është shprehur tutje Syla. 

Bashkë me të ishte edhe një 24-vjeçare e cila humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti. 

Ndiqni detajet shtesë, në videon e mëposhtme:

Shpërndaje në

U Kopjua