Në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, të enjten, nga ora 10:30, do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve nga Gjermania për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Për këtë të martën kanë njoftuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.
SONDAZH
Loading ...