Live

Gjermania kërkon trajner, Ballack ka një propozim

09:17 / 19 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Gjermania mbetet në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Hansi Flick. Janë disa emrat që qarkullojnë në ambientet e Federatës Gjermane të Futbollit, ndërsa një alternativë nuk ngurron ta shprehë edhe legjenda Michael Ballack. Sipas ish-mesfushorit profili ideal për panzerat është ai i Louis Van Gaal.

“Duhet të fokusohemi për të gjetur më të mirin. Unë do të zgjidhja një njeri me përvojë, Louis van Gaal është profili i duhur, një menaxher i jashtëzakonshëm.

Padyshim që nuk është nga ata trajnerët me të cilët është e lehtë të punosh, por kjo nuk është një gjë e keqe. Unë mendoj se skuadra ka nevojë për kontribute të reja në planin afatgjatë”, u shpreh Ballack.

Shpërndaje në

U Kopjua