Është arrestuar një burrë për sulm seksual në Gjilan.
Në raportin policor bëhet e ditur se pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 19 maj, pra dje, njësitë e Hetuesisë kanë identifikuar personin e dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare e cila ishte e paraqitur si person i zhdukur
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv.