Policia ka arrestuar një burrë, i dyshuar për ushtrim të dhunës psikike dhe fizike ndaj nënës dhe motrës së tij.
Sipas deklaratave të viktimave, i dyshuari është recidivist në raste të dhunës në familje, pasi përdor substanca narkotike dhe shpeshherë është i dehur gjatë ngjarjeve të dhunshme.
Rasti është referuar në prokurori, ku me vendim të organit të akuzës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave të mëtejshme ligjore, raporton Klankosova.tv.