Live

Gjuajtja me molov në Theth, Policia e Shtetit: U parandalua djegia e urës

17:58 / 11 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia e Shtetit ka dalë me sqarim pas raportimeve për sulm me molotov të mjeteve fadromë të IKMT-së dhe një urë në lagjen “Gjelaj”, të fshatit Thesh të Shkodrës.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e urës, e cila nga zjarri ka pësuar dëmtime të pjesshme.

“Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore”.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth”, thuhet në njoftim.

Policia shtoi se Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse. 

Shpërndaje në

U Kopjua