Live

Gjuriq: Serbia refuzon të tërhiqet nga ndjekjet penale kundër shqiptarëve

14:21 / 02 Gusht 2019

Nga Kosova Live

I ngarkuari për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka deklaruar se “Serbia gjithmonë ka qenë e vendosur në ndëshkimin e krimeve të luftës pavarësisht kombësisë”.

Duke komentuar informacionet se disa gjykata në Serbi kanë nisur të lëshojnë urdhër-arreste për shqiptarët e Kosovës, shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë e Metohi, Marko  Gjuriq, ka thënë se “Serbia refuzon fuqishëm” që të tërhiqet nga ndjekjet penale kundër shqiptarëve.

“Nëse dikush prej atyre separatistëve ka menduar që është jashtë drejtësisë, duhet ta dijë se krimet e luftës nuk vjetërsohen. Për dallim nga ta dhe disa të tjerë, në Serbi ekziston një ndarje e qartë e pushteteve dhe nuk dua të përzihem në kuptimin politik në punën e gjyqësorit. Si qytetar mund të them se jam krenar që nuk heqim dorë nga ndjekja penale e kriminelëve më të dhunshëm shqiptarë”, deklaroi ai.

Gjurin nuk ka harruar ta komentojë edhe dorëheqjen e Haradinajt dhe mundësinë e formimit të një qeverie të re në Kosovë. 

“Në raport me ne nuk ndryshon asgjë edhe nëse vjen qeveria e re,gjithsesi se në qeveri do të jetë dikush nga separatistët”, ka thënë Marko Gjuriq.

“Është shumë e mundshme që do të përfaqësohen nga dikush që i ka përfaqësuar deri më tani. Beogradi i përmbahet parimit se dialogu do të vazhdojë atëherë kur të hiqet taksa ndaj mallrave serbe. Tani po mundohemi të ndihmojmë popullin e Kosovës”, u shpreh Gjuriqi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...