Gjykata e Lartë në Shqipëri ka marrë vendimin këtë të martë të lërë në burg Erion Veliajn, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Kryebashkiaku Veliaj qëndron në paraburgim prej shkurtit të këtij viti, teksa po hetohet për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Veliaj u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pas hetimeve mbi kallëzimin e ‘Nesti Angonit’ për të.