Live

Gjykata Supreme pas sulmeve të Qeverisë: Vazhdojmë punën, pavarësisht tendencave për të na dëmtuar imazhin dhe penguar

19:30 / 17 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, njoftoi se ka zhvilluar takim me Shefin e EULEX-it, Giovanni Barbamo. Ky i fundit i ka vlerësuar “të papranueshme” sulmet dhe ndërhyrjet politike ndaj gjyqësorit.

“Kryetari Rexhepi theksoi vendosmërinë e Gjykatës që drejton dhe të gjithë sistemit të drejtësisë, për të vazhduar punën, pavarësisht sulmeve e tendencave nga Qeveria në detyrë për të dëmtuar imazhin e gjyqësorit dhe për të penguar funksionimin e pavarur të saj, duke shtuar se institucionet shtetërore janë të obliguara të zbatojnë vendimet gjyqësore, si kusht për funksionimin e shtetit ligjor”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Përpjekjet për ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit cilësohen të papranueshme nga kryetarit Rexhepi dhe shefi i EULEX, Barbano

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, me të cilin ka diskutuar lidhur me gjendjen e fundit në vend, të krijuar si pasojë e përpjekjeve për ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit nga pushteti ekzekutiv.

Kryetari Rexhepi theksoi vendosmërinë e Gjykatës që drejton dhe të gjithë sistemit të drejtësisë, për të vazhduar punën, pavarësisht sulmeve e tendencave nga Qeveria në detyrë për të dëmtuar imazhin e gjyqësorit dhe për të penguar funksionimin e pavarur të saj, duke shtuar se institucionet shtetërore janë të obliguara të zbatojnë vendimet gjyqësore, si kusht për funksionimin e shtetit ligjor.

Ndërkaq shefin i EULEX-it, Pietro Barbano, duke dënuar sulmet e fundit, potencoi se e mbështesin fuqishëm Gjykatën Supreme derisa sulmet e Qeverisë në detyrë i cilësoi të papranueshme. Sipas tij, etiketimi dhe atakimi i gjyqtarëve me emra, duke i vendosur ata në rrezik nga ndonjë sulm i mundshëm, është i pa-tolerueshëm dhe i papranueshëm.

Takimi i kryetarit Rexhepi me shefin e EULEX Pietro Barbano dhe ekipin e tij, u zhvillua meqë ndaj Gjykatës Supreme, në dy ditët e fundit pati një varg reagimesh nga Qeveria në detyrë, pasi kjo gjykatë, përmes aktgjykimit P.A.nr.09/2025, shfuqizoi Udhëzimin Administrativ (MFPT) nr.01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.

Shpërndaje në

U Kopjua