Një i mitur është raportuar i zhdukur në fshatin Arllat të Drenasit.
Rastin e zhdukjes të ndodhur më 18 korrik, e ka raportuar në polici gjyshi i tij.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nipi i tij (djali i djalit), i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë për vend ndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.
Rasti është duke u hetuar nga forcat e rendit.