Live

Gjysma e shteteve të SHBA-së, ua ndalojnë punonjësve qeveritarë qasjen në TikTok

15:35 / 21 Janar 2023

Nga Kosova Live

Më shumë se gjysma e shteteve të SHBA-ve tani kanë ndaluar pjesërisht ose tërësisht qasjen në TikTok nga pajisjet e qeverisë, kjo sipas një analize nga CNN, duke reflektuar kështu një valë të shtrëngimeve të fundit të masave nga guvernatorët dhe agjencitë e shtetit të cilat si synim e kanë aplikacionin e videove të shkurtra.

Masat kufizuese në rritje nga shtetet kundër Tiktok, aplikacion ky i cili në Shtetet e Bashkuara ka të paktën 100 milionë përdorues, shtrihet në shtetet e qeverisura si nga republikanët e po ashtu edhe nga demokratët, dhe përfshinë të gjitha rajonet e vendit.

Shumë prej shteteve kanë veçuar TikTok për veprimet ekzekutive nga ta, me guvernatorë të cilët e kanë ndaluar platformën e rrjeteve sociale nga rrjeti dhe pajisjet qeveritare. Por disa prej tyre kanë shkuar edhe një hap më tutje – duke shtuar aplikacione të tjera në listën e tyre të ndalimit e që kanë lidhje me Kinën, aplikacione si WeChat dhe AliPay, transmeton Telegrafi.

Një pjesë e vogël e shteteve po shqyrtojnë legjislacionin për të kufizuar TikTok, duke pasqyruar përpjekjet e ngjashme në nivel federal nga ligjvënësit amerikanë.

ky veprim vije në mes të rikthimit të shqetësimeve mbi sigurinë në lidhje me të dhënat e përdoruesve të TikTok dhe frikën se ato të dhëna mund të bien në duart e qeverisë kineze. Afro 24 shtete kanë publikuar kufizimet e tyre në fundin e vitit të kaluar në mes të raporteve se negociatat mes TikTok dhe qeverisë amerikane kanë ngecur tek ajo se nëse kompania mund të vazhdojë të ofrojë shërbimet e saja në Shtetet e Bashkuara.

Një marrëveshje potenciale për sigurinë kombëtare është ende duke u rishikuar, bëjnë të ditur nga TikTok, duke shtuar se ata besojnë se një marrëveshje e përbashkët me zyrtarët federal është mënyra më e mirë për t’i zgjedhur shqetësimet mbi sigurinë.

“Jemi të zhgënjyer se pse aq shumë shtete i janë futur trendit për miratimin e politikave të mbështetura në gënjeshtra të pabazuara dhe të ngarkuara politikisht për TikTok”, bëri të ditur një zëdhënës i TikTok nëpërmjet një deklarate të dhënë për CNN gjatë muajit të kaluar mbi veprimet e shtetit.

“Është për të ardhur keq që shumë agjenci shtetërore, zyra dhe universitete që kanë llogari në TikTok në ato shtete nuk do të jenë më në gjendje ta përdorin atë për të ndërtuar komunitete dhe për t’u lidhur me të tjerët”, shtoi tutje zëdhënësi.

Shpërndaje në

U Kopjua