Live

GLPS: Procesi i emërimeve të gjyqtarëve të Themelores dhe Apelit, i parregullt

15:25 / 05 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Organizata “Grupi për Studime Juridike dhe Politike” (Group for Legal and Political Studies – GLPS) nga Prishtina, ka reaguar të hënën në lidhje me procesin e emërimit të gjyqtarëve në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe atyre që do të shërbejnë në Gjykatën e Apelit. Në një komunikatë për media ky këshill ka thënë se procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve lë dyshime të mëdha se ka pasur manipulime.

“Ky proces ka qenë dhe mbetet proces i mbyllur dhe i izoluar nga syri i jashtëm. Komisioni për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Gjykatën e Apelit nuk kanë sqaruar metodologjinë e vlerësimit dhe arsyetimin për secilin kandidat”, thuhet në reagim.

Problemi tjetër që ka hasur ky grup është dhe punësimi i personave pa përvojën e duhur.

“Gjykata e Apelit, ka emëruar ata/o gjyqtar/e të cilat, sipas informacioneve publike, kanë mungesë të dukshme të eksperiencës në raste relevante të rëndësishme penale, për të mos thënë zero”, thuhet tutje në reagimin e Grupit për Studime Juridike dhe Politike.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...