Live

Goditet nga shtylla e betonit, lëndohet rëndë punëtori në Mitrovicë të Veriut

14:09 / 28 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një person ka pësuar lëndime të rënda gjatë ditës së martë në Mitrovicën e Veriut, pasi një shtyllë betoni ka rrëshqitur dhe e ka goditur atë.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar poashtu rastin për Klankosova.tv.

Viktima ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë dalë poashtu edhe inspektorati i punës, dhe rasti po hetohet.

Shpërndaje në

U Kopjua