Live

Goditet rrjeti i drogës dhe krimeve kibernetike, detajet e fundit për operacionin e Policisë dhe Prokurorisë

09:57 / 03 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në koordinim me Prokurorinë Speciale, është duke zhvilluar aksion në gjithë vendin, ku cak janë personat e përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Nga Policia e kanë konfirmuar për Klankosova.tv se operacioni u krye në tri rajone, ku janë bastisur një numër i konsiderueshëm i lokacioneve kundër trafikimit me narkotikë dhe krimeve kibernetike.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku për informacione shtesë mund të informoheni pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit.”

Siç mëson ekskluzivisht Klankosova.tv., deri më tani janë 10 persona të arrestuar, ndërsa në pranga pritet të përfundojnë edhe të dyshuar të tjerë që ishin objekt i hetimit.

Shpërndaje në

U Kopjua