Live

Gori: Infermierëve u janë ndalur shujtat e s’po përkrahen financiarisht, me paga aktuale është e pamundur ta kalojnë muajin

09:00 / 13 Janar 2024

Nga Kosova Live

Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës Nexhmije Gori, ka thënë se me Ligji për Paga infermierëve u janë ndalur edhe shtesat për shujta, e që kjo sipas saj po shton çdo ditë pakënaqësitë tek ta.

Ajo ka theksuar se para viti të ri shteti ka paguar të gjithë mjekët të cilët nuk punojnë në sektorin privat, e për infermieret nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Pakënaqësia tek infermieret çdo ditë e më shumë po shtohet. Me ligjin e ri të pagave kanë dal në pah shumë pakënaqësi, njëra ndër to ka qenë edhe kjo e cila me kontratën kolektive ata është paguar edhe shujta, ndërsa tani është hequr. Tash para viti të ri janë pagur të gjithë mjeket të cilët nuk punojnë në sektorin privat dhe infermieret as një nga ta nuk e ka marr të paktën as një motivim qoftë ajo mjete financiare apo çka do qoftë, sikur këta infermierë nuk janë pjesë e sistemit shëndetësor. Kjo ka bërë që ankesat edhe pakënaqësitë e tyre të shtohen edhe më shumë. Shumica e infermiere, mamive dhe profesionisteve tjerë shëndetësor nuk punojnë në sektorë private dhe ajo nuk është marrë parasysh”, është shprehur ajo.

Gara ka thënë se koeficienti prej 110 euro është i pa mjaftueshëm. Sipas saj, është për të ardhur keq me pagën të cilën e marrin infermieret, mamitë, e profesionistet të tjerë shëndetësor.

Ajo shtoi se shpreson që qeveria do ta bëjë një rishikim dhe do të ndërhyjë në rritje të pagave për profesionistët shëndetësor.

Është për të ardhur keq, me pagën çfarë e posedojnë infermieret, mamitë, edhe profesionistet shëndetësor dhe duke e parë fluksin e çmimeve çfarë është sidomos tash më pas pandemisë, është e pa mundur për ta kaluar muajin. Unë shpresoj që tash do të bëhet një rishikim dhe do të ketë një ndërhyrje dhe një përmirësim tekë pagat e profesionisteve shëndetësor”, ka thënë ajo.

Sipas të dhënave të OIK, vetëm gjatë vitit 2023, Oda ka lëshuar 713  licenca të pa plastifikuara për infermierë, certifikata këto që u shërbejnë atyre për punësim jashtë vendit.

Shpërndaje në

U Kopjua

Të tjera nga Lajme