Live

Grabitje e armatosur te Ria në Prishtinë, policia dhe ambulanca në vendin e ngjarjes

17:22 / 13 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak minutash në një institucion mikrofinanciar rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, një person ka arritur të grabisë një shumë të parave.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë ndëmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ndërkaq, i dyshuari në lidhje me këtë rast nuk është arrestuar akoma.

Shpërndaje në

U Kopjua