Live

Grabitje në marketin ‘Nina’ në lagjen Dardania, hajni i armatosur merr qindra euro dhe zhduket

17:09 / 13 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët, ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Vjedhjet e grabitjet shpesh kryhen edhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit ose mjeteve të tjera të rrezikshme.

Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e djeshme te minimarketi ‘Nina’ në lagjen Dardania, ku u krye grabitje e armatosur.

sipas informacioneve të para, i dyshuari nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë gjithë pazarin ditor, rreth 300 euro dhe të ikë nga vendi i ngjarjes.

Rasti u raportua nga punëtorja e marketit, e cila kërkoi ndihmën e Policisë.

Si rezultat, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e hajnit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Shpërndaje në

U Kopjua