Live

Gruaja në Prishtinë rrahet nga vajza dhe bashkëshorti i saj

09:36 / 24 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një grua në Prishtinë është sulmuar fizikisht nga vajza dhe bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën ku lidhur me rastin është arrestuar burri, transmeton Klankosova.tv.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vajza dhe bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me vajzën e saj është dërguar në strehimore”, njofton policia.

Shpërndaje në

U Kopjua