Një rast i vdekjes po hetohet nga Policia në Viti.
Atje është raportuar se viktima femër kosovare në oborrin e shtëpisë së saj ishte gjetur pa shenja jete, dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.