Grupi qytetar “Asnjë cent më shumë”, i përfaqësuar nga avokati Ardian Bajraktari dhe përfaqësuesi Ali Sefaj, ka dorëzuar të premten në Pallatin e Drejtësisë padinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për shkak të vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Ata e cilësuan këtë vendim si diskriminues, pasi nuk prek katër komunat veriore të vendit.
Grupi njoftoi gjithashtu se do t’i drejtohet edhe Avokatit të Popullit, duke kërkuar tërheqjen e këtij vendimi që sipas tyre cenon barazinë e qytetarëve para ligjit.