Situata në Gadishullin Ballkanik po përkeqësohet si pasojë e politikave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve të BE-së, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Aleksandar Grushko, transmeton RTV.
“Situata në Ballkan po përkeqësohet si pasojë e politikës së qëllimshme të vendeve të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Natyrisht, ajo bazohet në presionin e vazhdueshëm ndaj Serbisë, për ta rrëzuar atë nga pozicioni aktual. Për këtë përdoren çdo mjet, duke përfshirë edhe cenimin e stabilitetit të brendshëm”, tha ai në kanalin televiziv “Rosija 24”, transmeton Tanjug.
Sipas tij, përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar situatën në Kosovë me “mbështetje të jashtme” janë të dukshme.
Ai shtoi se BE-ja vazhdimisht po i bën presion Serbisë që t’i bashkohet sanksioneve anti-ruse dhe të njohë pavarësinë e Kosovës, udhëheqja e së cilës konsiderohet e padiskutueshme, me mbështetjen e plotë të Perëndimit.
“Kështu i trajtojnë shtetet e pavarura, edhe pse pafundësisht thonë se respektojnë lirinë e zgjedhjes. Ne shohim të njëjtën situatë në Bosnje dhe Hercegovinë, ku ata po ushtrojnë presion të hapur mbi Republikën Srpska, duke u përpjekur t’i privojnë serbët e Bosnjës nga të drejtat e tyre origjinale”, theksoi Grushko.