Komesioneri i BE-së për Zgjerim, Johanes Han, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka theksuar se impulset që dha marrëveshja e Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë shkuan kot dhe nuk dhanë kurrfarë efekti në dialogun Kosovë-Serbi, pasi Kosova vendosi taksën 100 për qind për prodhimet e Serbisë.
Ai ka shtuar se megjithatë sheh vullnet politik në Serbi dhe Kosovë dhe shpreson se pas zgjedhjeve të reja në vjeshte në Kosovë, do të krijohen kushte për përparim të mëtejmë të dialogut
Hahn tha se zgjidhja e konflikti midis Serbisë dhe Kosovës është esenciale për zhvillimin e të gjithë rajonit në Ballkanin perëndimor.
“Zgjidhja e këtij konflikti është prioritet për bashkësinë ndërkombëtare”, ka theksuar Hahn.