Live

“Hajninë e ki me letra”- Qytetari përballet me Fitore Pacollin para Kuvendit

14:14 / 26 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një qytetar e ka quajtur “hajne” deputeten e VV-së, Fitore Pacollin.

Ai u përball me Pacollin para Kuvendit të Kosovës, derisa po pritet të nisë seanca e 53-të konstituive.

Qytetari kishte me vete disa dokumente, për të cilat i thoshte Pacollit që në këto dokumente, del që ajo është një hajdute.

“Hajninë e ki me dokument, nuk po të kërcënoj, për hajne e ki me dokument”, thotë ai.

Megjithëse Pacolli i thoshte se nëse do të ballafaqohet me të, le t’i drejtohet organeve kompetente.

“Kur të duash ballafaqohemi me drejtësinë, shko te organet kompetente”, i tha Pacolli qytetarit.

E ky qytetar nuk la pa e përmendur incidentin e djeshëm, ku edhe një qytetar tjetër u ballafaqua me Fitore Pacollin, duke e quajtur “hajne”.

Shpërndaje në

U Kopjua