Hamasi ka bërë të ditur se planifikon të lirojë pengun izraelito-amerikan Edan Alexander, i cili besohet të jetë i fundit me shtetësi amerikane që mbahet gjallë në Rripin e Gazës.
Ky veprim vjen si pjesë e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje të mundshme armëpushimi mes palëve në konflikt, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Lajmi vjen vetëm pak ditë përpara vizitës së paralajmëruar të ish-Presidentit amerikan Donald Trump në Lindjen e Mesme, e planifikuar për të martën.
Sipas Hamasit, lirimi i Alexander synon gjithashtu të nxisë një marrëveshje që do të lejonte hyrjen e ndihmës humanitare në Gazë, e cila ndodhet nën një bllokadë të ashpër izraelite tash e 70 ditë.
Ndërkohë, një zyrtar i lartë i Hamasit ka konfirmuar për BBC se grupi është përfshirë në negociata të drejtpërdrejta me një përfaqësues të administratës amerikane në Katar.