Live

Hamasi thotë se kanë filluar bisedimet e reja për Gazën, disa orë pasi Izraeli nisi ofensivën e madhe

16:57 / 17 Maj 2025

Nga Kosova Live

Hamasi thotë se negociatorët e tij kanë hapur një raund të ri bisedimesh që synojnë t’i japin fund luftës në Gaza, disa orë pasi Izraeli nisi një ofensivë të madhe.

Taher al-Nounou, një këshilltar i kreut të Hamasit, i tha BBC-së se një raund i ri negociatash kishte filluar zyrtarisht në Doha të shtunën. Nuk kishte parakushte nga asnjëra palë dhe të gjitha çështjet ishin në tryezë për diskutim.

Israel Katz, ministri izraelit i Mbrojtjes, tha se negociatorët e Hamasit po ktheheshin në bisedime indirekte në Katar për të kërkuar një marrëveshje për pengjet.

Katz e quajti këtë veprim një “largim nga qëndrimi kokëfortë që kishin mbajtur deri në atë moment”.

Kjo ndodhi pasi ushtria izraelite tha në llogarinë e saj në X se trupat ishin mobilizuar për  për të pushtuar “zonat strategjike” të Gazës dhe për të liruar pengjet.

Mijëra trupa izraelite, përfshirë ushtarë dhe rezervistë, pritet të hyjnë në Gaza ndërsa operacioni përshkallëzohet në ditët në vijim.

Shpërndaje në

U Kopjua