Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se nuk ka “kuptim” për bisedime të mëtejshme mbi një armëpushim të ri në Gaza dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve,
Sipas tij, krejt kjo pasi Izraeli miratoi një ofensivë të zgjeruar që mund të përfshijë marrjen nën kontroll të të gjithë territorit palestinez për një kohë të pacaktuar.
Bassem Naim i tha BBC-së se grupi i armatosur nuk do të angazhohej me propozime të reja ndërsa Izraeli vazhdonte “luftën e tij të urisë”.
Të hënën, ushtria izraelite tha se qëllimi i operacionit “në shkallë të gjerë” ishte kthimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe “mposhtja e tij vendimtare”, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarët izraelitë thanë se ajo do të përfshinte “pushtimin” e Gazës, zhvendosjen e shumicës së popullsisë së saj dhe marrjen e kontrollit të ndihmës pas një bllokade dymujore që OKB-ja thotë se ka shkaktuar mungesa të mëdha ushqimore.