Live

Haradinaj: Aktin e dorëheqjes e dërgova në Kushtetuese, Presidenti të mos e zvarris procesin

14:39 / 29 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se e ka dorëzuar kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes së tij në Gjykatën Kushtetuese. Në një konferencë  që mbajti t ëhënën ai tha se nga kushtetuesja ka kërkuar interpretim për definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë.

“Unë jam si kryeministër në dorëheqje, ai është një vendim që e kam dorëzuar për interpretim. Kjo bëhet për mos me i shty zgjedhjet, por të merret si shembull. Kam kërkuar që të fillojnë konsultat për shpërbërje të Kuvendit. Unë nuk kam interes që pas dorëheqjes me ardh në zyrë të kryeministrit, por nevojitet që të kryhen punët”, tha Haradinaj.

Haradinaj njoftoi po ashtu se për të martën i ka ftuar në takim dy liderët e tjerë që ka bashkëqeverisur, kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe atij të NISMA-s, Fatmir Limaj. Duke ironizuar, Haradinaj tha se në këtë takim do të flitet për “ngrohje globale”.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje 11 ditë më parë, tha se mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme është e pashmangshme, ndërsa shtoi se nëse Presidenti provon ta zvarrisë procesin zgjedhor, janë të gatshëm për shpërbërjen e Kuvendit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...