Live

Haradinaj ekipit “Bad News Eagles”: Faleminderit për përfaqësimin e denjë në arenën ndërkombëtare

10:40 / 07 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Ekipi “Bad News Eagles”, ka shënuar fitore duke mposhtur ekipin numër një në botë “FaZe Clan”.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ju ka uruar fitoren dhe i ka falënderuar ekipin “Bad News Eagles”, për përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu, Haradinaj ju ka uruar suksese në sfidën tjetër kundër “Na’Vi”.

“Fitore e shkëlqyeshme e “Bad News Eagles” në lojën kundër ekipit numër një në botë “FaZe Clan”. Suksese sot në sfidën tjetër, në ndeshjen kundër “Na’Vi”. Faleminderit për përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua