Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti po qëndron kundërligjshëm në krye të qeverisë, meqë po mban dy pozita.
Ai u shpreh megjithatë se qëndrimi i tyre vijon të mbetet, se AAK ka votë për konstituim vetëm nëse ndërrohet emri i kandidatit për kryeparlamentar, transmeton klankosova.tv.
”Kemi bë diçka shumë më shumë sesa zotëri Kurti në të kalumen. Pra më e rëndësishme për Kurtin është Albulena sesa konstituimi”.
”Unë kam thënë se kemi një qeveri të kundërligjshme. Ai po mban dy pozita, edhe të deputetit edhe të kryeministrit. Kjo është gabim, por…”.
”Ne kemi ofruar propozimin para se me u nominu Haxhiu. Me kalimin e kohës kjo është blloku. Ne kemi bërë një ofertë dhe i qëndrojmë asaj oferte, sot nëse ndërrohet emri i kandidatit”.