Live

Haradinaj mbledh Kryesinë: Nisëm përgatitjet edhe për zgjedhjet lokale

20:19 / 13 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Pas konkludimit të zgjedhjeve parlamentare, Ramush Haradinaj mblodhi Kryesinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me ç’rast përveç analizimit të rrugëtimit të partisë në zgjedhjet në nivel vendi, thanë se kanë nisur përgatitjet edhe për ato lokale që vinë në vjeshtë të këtij viti.

Haradinaj u shpreh se këto zgjedhje e kanë bërë AAK-në edhe më të motivuar “për të forcuar lidhjen me qytetarët”.

Postimi i plotë:

Në takim me Kryesinë e Aleancës, analizuam rrugëtimin tonë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Këto zgjedhje, na motivojnë edhe më shumë për të forcuar lidhjen me qytetarët dhe për të avancuar vizionin tonë për Kosovën.

Me vendosmëri të plotë, nisëm përgatitjet për zgjedhjet lokale që na presin. Aleanca do të mobilizohet në çdo komunë, me programe dhe kandidatët më të mirë që do t’i shërbejnë qytetarëve.

Më të organizuar dhe më të vendosur se kurrë për të sjellë ndryshimin që presin qytetarët.

Shpërndaje në

U Kopjua