Live

Haradinaj: Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi në një moment vendimtar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë

20:38 / 21 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Izraelin për shënimin e Ditës së Pavarësisë.

Haradinaj ka marrë pjesë në ndejën e organizuara nga ambasada izraelite në Kosovë.

Për një postim në Facebook, ai ka deklaruar se sot nuk festojnë vetëm miqësinë mes dy popujve, por edhe shkuarjen e kosovarëve pa viza në Izrael.

Postimi i plotë:

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi në një moment vendimtar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.

Sot, në Ditën e Pavarësisë së Shtetit të Izraelit, festojmë jo vetëm miqësinë mes dy popujve tanë, por edhe një arritje të re, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, një akt që konfirmon raportet gjithnjë e më të ngushta dhe të shkëlqyera mes nesh.

Urime Dita e Pavarësisë, Izrael!.

Shpërndaje në

U Kopjua