Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e ri italian në Kosovë Maurizio Antonini.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi ambasadorin italian e ka njoftuar për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Duke i uruar z. Antonini mirëseardhje dhe sukses në misionin e tij diplomatik, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë vendit tonë në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe të konsolidimit ndërkombëtar”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka treguar se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe BE.
“Theksova se Kosova duhet t’i rikthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik, një rrugëtim që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE”, tha ai.
Postimi i plotë: