Live

Haradinaj: Sot nuk shoh ndryshim

11:06 / 23 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i AAK-së, deputeti Ramush Haradinaj, tha se nuk pret ndonjë ndryshim në seancën e sotme.

Në hyrje të Kuvendit për të marrë pjesë në vazhdimin e 51-të të seancës për konstituim të Kuvendit, ai tha se AAK-ja është për të gjetur zgjidhje dhe s’ka kushte as për pozitën e deritashme, e as për opozitën.

“Ajo që ndodhi me angazhimin e presidentes tani e ndryhon gjendje. Ekzisto mundësia e ngrirjes së afatit 30 ditor, që do të thotë se na mbesin pak ditë në mënyrë që gjetjet e fundit të gjykatës të mund të zbatohen brenda afatit 30 ditor kurdo që krijohet mundësia e vazhdimit. Sot nuk shoh ndryshim. Jemi të detyruar të vijmë, por gjendja nuk është e mirë”.

“Shpresoj që gjykata nuk do të vonojë me marrjen e vendimit”, tha Haradinaj, raporton Klankosova.tv.

“Sikurse e dini, ne s’kemi ndonjë kusht, sidomos jo për opozitën. Ne jemi të gatshëm të mbështesim shumicën opozitare, por edhe për pozitën e deritashme u kemi dhënë opcion. U kemi dhënë votën për ndonjë kandidat përbashkues, pa asnjë kusht. Ne ende s’kemi kushte, jemi këtu për të gjetur zgjidhje”, tha kryetari i AAK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua