Live

Haradinaj takohet me emisaren Pierce, flasin për konstituimin dhe integrimin euroatlantik

14:33 / 15 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot të dërguarën e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevojën urgjente për konsolidimin e institucioneve.

“Roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës, por edhe në zhvillimin e saj. Mbretëria e Bashkuar edhe sot vazhdon të jetë ndër faktorët kyç në paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit. Sot, në takim me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevojën urgjente të konsolidimit të institucioneve demokratike, si dhe për integrimin euroatlantik.

Mirënjohës për angazhimin e saj dhe për përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua