E propozuara për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar pak para seancës së 52-të konstituive.
Ajo foli rreth masës së përkohshme që ka vendosur Gjykata Kushtetuese, nëse deri nesër në mesnatë nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Duhet pasur parasysh se as PDK-ja e LDK-ja nuk kishin kërkuar masë të përkohshme, pra edhe përkundër faktit që e kishin dërguar lëndën në Gjykatën Kushtetuese, nuk kishin kërkuar masë të përkohshme, megjithatë duke pasur parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, pra këtë të fundit, gjykata siç e dini, seanca konstituive duhet të ndodh, pra Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit 30-ditor, dhe është e natyrshme, është normale që në këto rrethana kur nesër kemi ditën e fundit, Gjykata të marr masën e përkohshme, dhe jo pse këtë ia ka kërkuar PDK-ja dhe LDK-ja”, tha ajo.
Ajo shtoi se nëse nuk ka reflektim, e vetmja zgjidhje mund të jenë zgjedhjet.