Live

Haxhiu propozon 5, 12 dhe 19 tetorin si opsione për datën e zgjedhjeve lokale

15:41 / 04 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se në takimin me presidenten Vjosa Osmani si përfaqësuese e VV-së, ka propozuar tri data për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se datat të cilat i parasheh VV-ja janë të mjaftueshme për t’iu dhënë kohë partive politike për t’u përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Haxhiu ka pohuar se datat të cilat i kanë propozuar si VV janë 5, 12 dhe 19 tetor.

E njëjta ka ripërsëritur deklaratën e saj që mund të mbahen në të njëjtën datë edhe zgjedhjet lokale, por edhe ato të reja nacionale nëse nuk konstituohet Kuvendi deri atëherë. 

Shpërndaje në

U Kopjua