Live

Haziri: Doli që s’lejohet edhe deputet edhe ministër, do duhej të largoheshin menjëherë nga zyret

11:33 / 17 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur edhe për vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, për të cilën ai tha se doli se edhe ministër edhe deputet nuk lejohet e që siç tha ai 8-9 deputetë po bëjnë këtë shkelje të rëndë të ligjit.

Ai tha se do duhej të largoheshin menjëherë nga zyret.

“Ajo që quhet qeveri në detyrë, doli që edhe deputet edhe ministër nuk funksionon dhe nuk lejohet. Tash edhe një vendim gjykate që dëshmon që 8=9 deputetë po shkaktojnë shkelje të rëndë të ligjit, duke sjell akte, duke harxhu mjete buxhetore. Do të duhej të largohej menjëherë prej zyreve. Po presim me padurim lajmin për marrëveshje politike.”, tha Haziri.

“Shtjerrja e mundësive për një marrëveshje po shihet që s’po ndodh”.

“Limaj Kurti dhe Kurti të tjerët që po mundohet besoj, edhe pse nuk ka përpjekje me arrit një qëllim. Përderisa nuk e ke një marrëveshje në tavolinë, s’je mjaftueshëm i angazhuar”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua