Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në fjalimin e tij pas mbylljes së seancës nga kryesuesi, duke folur për Vetëvendosjen, tha se mosshfrytëzimi i të drejtës si parti e parë për ta zbatuar siç tha ai “suksesin e 9 shkurtit” dëshmon se ky është është problem serioz.
Ai gjithashtu u shpreh se ata që ikin dhe nuk duan të bashkëpunojnë, sipas tij kanë diçka për të fshehur, përcjell Klankosova.tv.
“Rezistenca politike që përfaqësohet nga LDK-ja në pjesën më të madhe të saj, e cila e ka bashkuar popullin për qëllim të madh dhe rezistenca e kryengritja ushtarake, që ka ndodhur përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa dallim, në një uniformë, në një emblemë, në një komandë, neve na ka mësuar një çështje, sepse deri në ato pika kemi ardhur në një parim, parimi ka qenë sa më keq, aq më mirë, një parim i cili e ka mobilizuar popullatën për të mirë, duke shkaktuar dhe duke e shfrytëzuar këtë parim, ne këmi arritur me mobilizu dhe më pak se 10 vjet si proces politik me mbyll lirinë e Kosovës”
“Por, 25 vjet pas lirisë së Kosovës, parimin “sa më keq, aq më mirë” kundraj Republikës, kundraj shtetit po vazhdon me qenë parim i cili partia e parë po e kultivon me gjuhën e urrejtjes, mosdurimit dhe me të gjitha mjetet politike për një qëllim krejt tjetër politik”
“Mosshfrytëzimi i të drejtës si parti e parë me zbatu suksesin e vet, suksesin e 9 shkurtit dëshmon qartë se mosmenaxhimi i suksesit është problem serioz. Mosshfrytëzimi i të drejtës për t’u ulur në këto banka të parlamentit me ne, me gjetë zgjidhje për me impementu rezultatet e 9 shkurtit është problem edhe më serioz”.
“Mandati i tyre ka filluar me rrjedhë, me ecë, nuk ka më mandat i cili ka me u nalë, në Kosovë nuk po punohet asgjë, në Kosovë po shkaktohen procese që ne flasim për gjetjen, energjia e para, e deri tek subvencionet dhe të gjitha mjetet apo kuleta e popullit është një gjakderdhje e madhe financiare, në termat e tyre po e them dhe ata janë në pozitë duke e mbrojtur, duke dëshmuar që është vetëm për qëllim politike. E vërteta nuk është në mes, e vërteta është dhe treguesi i vetëm që ata që ikin, ata që fshehën ata që nuk duan të bashkëpunojnë, ata që nuk duan që shteti të jetë funksional, kanë diçka për të fshehur”, u shpreh tutje Haziri.