Live

Hoxha për Kurtin: Njeriu i cili jeton vetëm për dhe me drama do analizë e diagnozë të vërtetë

16:43 / 29 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka reaguar në lidhje me vendimin për liberalizimin e tregut në energji.

Ajo ka thënë se askush nuk është kundër liberalizimit, por jo vetëm me një kompani si e para.

“Njeriu i cili jeton vetëm për dhe me drama do analizë e diagnozë të vërtetë. Kurti si majtist tani flet për liberalizim tregu në energji e ne të tjerë duhet të bijmë sërish në grackën e tij e të flasim se sa keq po bënë.

T’a bëjmë të qartë se askush nuk është kundër liberalizimit t tregut.

Por ama nuk mund të quhet e as të bëhet liberalizimi kështu si e proklamon deputeti aka Kryeministri ilegal në detyrë z.Kurti bashkë me ZRRE-në.

Nuk ka liberalizim me vetëm një kompani si e para.

E dyta le të supozojmë se do kishte më shumë kompani, e kam thënë edhe më heret dhe po e ripërsërisë që duhet një afat tranzitor për të lënë hapësirë e mundësi për bizneset që të përgatiten për të operuar në rrethana të reja” – ka shkruar ajo.

Tutje, Hoxha ka shtuar se ky vendim dëmton sektorin që është taksapaguesi më i madh i buxhetit të shtetit.

Shpërndaje në

U Kopjua