Live

Hoxhaj: Vizitova Thaçin dhe Veselin po qëndrojnë të fortë dhe të palëkundur

18:56 / 11 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se sot ka qenë në Hagë për të vituar ish-komandantët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Në një postim në Facebook, ai ka shkrur se për të takimi me ata ishte emocional dhe i rëndësishëm.

“Ata po përballen me dinjitet me sfida të mëdha, si gjithmonë, me dashuri për Kosovën dhe besim në drejtësi”.

“Qëndrojnë të fortë, të palëkundur, me shpirtin e njëjtë që patën në ditët më të vështira të historisë sonë. Kosova nuk harron!”, ka thënë Hoxhaj.

Shpërndaje në

U Kopjua