Live

Humbje e madhe për mendimin publik, familja Thaçi ngushëllon për ndarjen nga jeta të gazetarit Zheji

13:48 / 24 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Me rastin e ndarjes nga jeta të publicistit dhe gazetarit Artur Zhejit, familja Thaçi, në emër të ish-Presidentit Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen e të ndjerit.

“Artur Zheji do të kujtohet me respekt dhe nderim për integritetin dhe guximin e tij intelektual”, thuhet në telegramin e ngushëllimit, transmeton klankosova.tv.

”E nderuara Familje Zheji,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit, emër i shquar i mendimit publik, intelektual i rrallë dhe zë i guximshëm i kohës sonë.

Në këto momente dhimbjeje, bashkëndjejmë me ju për këtë humbje të madhe. Artur Zheji do të kujtohet me respekt dhe nderim për integritetin dhe guximin e tij intelektual.

Në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe familjes Thaçi, ju lutemi pranoni ngushëllimet më të sinqerta!

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!

Me respekt,

Familja Thaçi
Prishtinë, 24 gusht 2025”

Shpërndaje në

U Kopjua