Live

Hyn në Kosovë në mënyrë ilegale, ndalohen dy shtetas të huaj

09:26 / 26 Maj 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orëve të vona kanë ndaluar një automjet në fshatin Novosellë të Kamenicës, nën dyshimin se kishte hyr në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale.

Të dyshuarit ishin shtetas të huaj, ndërsa në veturë i është gjetur mall të kontrabanduar.

“Njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas i huaj dhe një pasagjer shtetas i huaj të cilët dyshohet se kanë hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale dhe në veturë kishin mall të kontrabanduar. Me vendim të prokurorit malli dhe vetura janë sekuestruar dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme. Rasti në procedurë hetimore’, thuhet në njoftim, përcjell kosovalive.net.

Shpërndaje në

U Kopjua