Alija Arslan, 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, është kapur në hyrje për në Shqipëri.
34-vjeçari u kap në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, derisa sipas Policisë së Shtetit, ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau, transmeton Klankosova.tv.
Sipas policisë, Arslan është dënuar me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.