Live

I riu përplas këmbësorin në Durrës, vdes 80-vjeçari

09:16 / 26 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur një të moshuar, i cili ka ndërruar jetë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, Durrës, transmeton Klankosova.tv.

“Shtetasi O.P, 26 vjeç banues në fshatin Rrashbull duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. L., 80 vjeç, banues në Durrës, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Shpërndaje në

U Kopjua