Punëtorët e kompanisë Ibër-Lepenci, me asistencë të policisë kanë hyrë sot në objektin i cili shfrytëzohej nga Kryqi i Kuq i Serbisë.
Objekti që u mor nën kontroll nga institucionet e Kosovës gjendet buzë Liqenit të Ujmanit.
Një numër i njerëzve që gjendeshin brenda objektit e kanë braktisur atë.
Zëvendësdrejtori i policisë për veriun Veton Elshani, ka deklaruar për Klankosova.tv se Ibër Lepenci do ta marrë objektin, pasi ky objekt është pronë e tyre.