Zlatan Ibrahimovic ka “shpikur” një sfidë të re, së cilës duhet t’i përgjigjen kolegët e tij futbollistë, ngado, por jo vetëm.
Të paktën kështu ndodhi me sfidën e parë të gjigantit suedez, heqjes së tapës së shishes (“Bottle Cap Challenge”) me këmbë (ose pjesë tjetër të trupit), pas një veprimi prej karateisti.
Pak a shumë është e njëjta skemë, edhe në rastin konkret, por mungon objektivi… tapa e shishes.
Në vend të kësaj, Ibra, pasi ka bërë rrotullimin e njohur si sportist i arteve
marciale, ka goditur me këmbë gjethet e një peme buzë pishinës, ku po
freskohej.
Me siguri kësaj here vlen lartësia e goditjes, të cilën janë të ftuar ta arrijnë të gjithë të tjerët.
SONDAZH
Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?
- Albin Kurti - LVV (51%, 229 Vota)
- Bedri Hamza - PDK (32%, 142 Vota)
- Lumir Abdixhiku - LDK (12%, 54 Vota)
- Ramush Haradinaj - AAK (5%, 24 Vota)
Gjithsej Votues: 449