Live

IKShPK: Nga testet e fundit, uji i pishinës së Gërmisë është brenda standardeve

14:08 / 25 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se pas testimit të mostrave të marra më 23 korrik nga uji i pishinës së Gërmisë, rezultatet kanë dalë pozitive.

Sipas njoftimit të fundit nga ky institut, thuhet se rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Gërmisë të marra me datë 23 korrik 2025, “rezultojnë brenda rezultateve të parapara sipas rregullores për pishina”.

IKShPK tha se me qëllim te mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane në institut do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë, raporton Klankosova.tv.

Dje gjatë ditës, IKShPK njoftoi se nga mostrat e marra më 19 korrik, uji nga pishina e Gërmisë doli të jetë jashtë standardeve të lejuara

Në ndërkohë, u njoftua se pishina ishte mbyllur përkohësisht. 

Shpërndaje në

U Kopjua