Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar dy kandidatë Ilir Bytyçi dhe Bul Salihu për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Nga 80 deputetë të Kuvendit, Ilir Bytyçi ka fituar 71 vota, ndërsa Bul Salihu ka fituar 5 vota, derisa katër fletëvotime ishin të pavlefshme
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Ilir Bytyçin, anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, me mandat dyvjeçar.
Nga 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës, Ilir Bytyçi mori 71 vota, ndërkaq kundërkandidati i tij Bul Salihu vetëm 5 vota, kurse 4 vota u shpallën të pavlefshme.
Pas kësaj, Kuvendi shkoi në pauzë deri në orën 14:30 për të vazhduar me pikat të tjera që janë në rend të ditës.
Ilir Bytyçi është zgjedhur anëtar i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës me mandat dyvjeçar.