Live

Incidenti në Prizren: 44-vjeçari u ther në krahëror nga një 18-vjeçar, 2 persona përfundojnë në pranga

21:22 / 02 Janar 2025

Nga Kosova Live

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Poslishtë të Prizrenit, ku një person i moshës madhore është therur me thikë nga një person rreth moshës 18-vjeçare. Viktima po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Prizrenit, ndërkaq rasti tashmë është konfirmuar edhe nga Policia.

Sinjali mëson se viktima e këtij incidenti është një 44-vjeçar, i cili është therur me thikë në krahëror nga i dyshuari rreth 18-vjeçar, pas një mosmarrveshjeje që kanë pasur.

Për incidentin janë njoftuar njësitet policore, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Prizrenit dhe kanë bërë të ditur se tashmë dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë rast.

Ndërkaq, mjekët e spitalit rajonal të Prizrenit kanë bërë të ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...