Live

Inspektorati i Prishtinës mbrëmë në aksion për kontroll të zhurmës dhe respektim të orarit, thotë se lokalet po iu përmbahen rregullave

08:29 / 23 Mars 2024

Nga Kosova Live

Inspektorati i Prishtinës ka zhvilluar sonte aksione edhe për kontrollin e zhurmës dhe respektimit të lokaleve të gastronomisë në kryeqytet.

Inspektorati bën me dije se u verifikua që lokalet po respektojnë nivelin e decibelëve të përcaktuar si dhe orarin e punës.

“Sonte sërish në terren në një aksion të zgjeruar në kontroll të zhurmës dhe respektimit të orarit të punës në shumicën e lokaleve të gastronomisë në Kryeqytet. Konstatuam gjatë kontrolleve në terren por e verifikuam edhe përmes sistemit se lokalet janë duke e respektuar nivelin e decibelëve të përcaktuar por edhe orarin e punës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet me dije se nuk ka pasur ankesa nga qytetarët për zhurmë.

“Gjithashtu morëm konfirmim edhe nga Qendra e thirrjeve se gjatë natës nuk ka pasur asnjë ankesë të vetme nga qytetarët e Kryeqytetit sa i përket zhurmës”.

Inspektorati bën thirrje se edhe në vazhdimësi do të ketë aksione të tilla.

“Aksione të tilla do të ketë në vazhdimësi”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...